Egla kërkon autograf, Mimoza Ahmeti refuzon – moment i sikletshëm në emision

Një moment i pazakontë ndodhi një natë më parë gjatë një emisioni televiziv, ku ishte aktorja Egla Ceno dhe e ftuar poetja e njohur Mimoza Ahmeti.

Teksa Ahmeti kishte sjellë disa nga librat e saj, Egla i kërkoi që t’i vendoste një autograf në njërin prej tyre.

Por në vend të një përqafimi miqësor mes artdashësesh, situata u kthye në një moment të sikletshëm për shkak të reagimit të papritur të poetes.

Ahmeti refuzoi ta nënshkruante librin, duke lënë të habitur jo vetëm aktoren, por edhe publikun e pranishëm në studio.

Pjesë nga debati:

Egla: A mund të më vendosësh një autograf.

Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?

Egla: Kam përshtypjen po.

Mimoza: Këto i kam për punë.

Egla: A mund t’i blejmë këto?

Mimoza: Jo, e kam për punë.

Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni.

Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra.

Përmes një postimi, ajo ka ironizuar veprimin e poetes, duke shkruar “kjo është një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me ‘poezi’ dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot”.

Reagimi i saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa pamjet nga momenti u shpërndanë me shpejtësi. Nuk dihet nëse pas këtij momenti ka pasur një shpjegim apo komunikim mes dy artisteve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit