“Edona Llalloshi, Mavraj, babai i Granit Xhakës, Lumbardhi” – Këto janë aderimet më interesante në parti politike

Partitë politike që do të jenë pjesë e garës në zgjedhjet në nivel nacional, dy ditë më parë kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në mesin e 110 kandidatëve sa duhej të ishin në listën  e secilit subjekt pati emra që i befasuan qytetarët.

Artist, sportist, e analist iu futen garës për të fituar besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar ata në Parlament.

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Mergim Mavrai,  iu bashkua Listës për Familje.

38 vjeçari, i lindur ne Gjermani është duke synuar që të paktën ta kaloj pragun zgjedhor me 9 shkurt të 2025-tës.

Edhe babai i futbollistëve Taulant e Granit Xhaka, Ragipi, është pjesë e kësaj gare.

Si i 34-shi i kësaj liste, ai do të garoj me Partinë Demokratike të Kosovës.

Edhe ish-trajneri, Bylbyl Sokoli, i hapi rrugë  politikës. Ai zyrtarizoi aderimin e tij në  Lëvizjen Vetëvendosje.

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosovës, Lumbardh Salihu javë më parë, zyrtarisht i është bashkuar Lidhjes Demokratike te Kosovës.

Ai është i 77-ti në listën garuese të kësaj partie.

Me të njëjtin subjekt politik është duke garuar edhe babai i futbollistit Edon Zhegrova, Lulzimi.

Ndërkaq nga bota e artit, garës për deputet i janë future edhe këngëtarët Edona Llalloshi dhe Genc Prelvukaj.

Ky i fundit është pjesë e listës së PDK-së, ndërkaq autorja e shumë hiteve muzikore është pjesë e Vetëvendosjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit