Juventusi ngadhënjeu në derbin e Italisë, me rezultat 2:1 ndaj Romës.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.
Gjatë pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 80-të, Juve goditi edhe shtyllën e majtë të Romës përmes futbollistit turk, Yildiz.
Në minutën e 44-të Conceicao kaloi në epërsi Juven.
Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 61-të dhe bëri paraqitje të mirë në fanellën e Juventusit.
Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka bërë një veprim brilant, falë harkimit të tij bie goli i dytë në minutën e 70-të.
Zhegrova harkoi sikur me milimetër, ndërsa McKennie goditi me kokë e portieri e ndali dhe topi deri te Openda i cili e futi në rrjetë, 2:0.
Ky harkim i futbollistit Zhegrova çoi në këmbë italianët.
Pas gjashtë minutave (76’) një gabim i Edon Zhegrovës disa metra jashtë 16-shit, i kushtoi shtrenjtë ku mysafirët ngushtuan humbjen me golin e futbollistit Baldanzi.
Juventusi renditet në pozitën e pestë me 29 pikë, një më pak se Roma në të katërtin pas javës së 16-të.








