spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Edita Tahiri: Vuçiq po frikësohet nga garancat e sigurisë së SHBA-së dhe vendeve evropiane

Ish-diplomatja thotë se Serbia ndihet e izoluar për shkak të rreshtimit me Rusinë.

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për aleancën e mundshme ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke thënë se paranoja e tij “nuk ka të ndalur”.

Përmes një deklarimi publik, Tahiri theksoi se Vuçiq realisht po frikësohet nga garancat e sigurisë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ajo që e quajti “Koalicioni i vullnetit të mirë” i vendeve evropiane po i ofrojnë Ukrainës.

Sipas saj, presidenti serb ndihet i strukur dhe i izoluar për shkak të rreshtimit të tij politik me Rusinë.

“Paranoja e Vuçiqit me aleancën ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë nuk ka të ndalur. Ai realisht po frikësohet nga garancat e sigurisë së Amerikës dhe ‘Koalicionit të vullnetit të mirë’ të vendeve evropiane që po i ofrohen Ukrainës, duke u ndjerë i strukur në rreshtimin me Rusinë”, ka deklaruar Tahiri.

Ajo vlerëson se zhvillimet e fundit gjeopolitike po e nxjerrin gjithnjë e më shumë Serbinë në një pozitë të pafavorshme për shkak të qëndrimeve të saj pro-ruse, në një kohë kur shumica e vendeve evropiane po rreshtohen qartë në mbështetje të Ukrainës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit