Edisa akuzon motrën e Mateos për lidhje me ish-të fejuarin e saj

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Edisa Demollari, ka publikuar së fundmi në Instagram Story një bisedë private me Kejsi Borrin, motrën e banorit të shtëpisë, Mateos.

Në këtë komunikim, palët kanë shkëmbyer akuza personale që lidhen me raportet e tyre jashtë shtëpisë.

Në mesazhet e bëra publike, Edisa e ka nisur bisedën duke pretenduar se Kejsi ka pasur një lidhje me ish-të fejuarin e saj, duke i thënë se situata mes tyre është personale.

Kejsi i është përgjigjur duke mohuar këto pretendime dhe duke e cilësuar Edisën si “qesharake”.

Gjatë bisedës, Edisa i referohet asaj si “sorrë” dhe shprehet e habitur për guximin e saj për të bërë “disse”, ndërsa Kejsi ka kërkuar që ajo të bëjë kujdes me mënyrën se si flet.

Përveç bisedës, Edisa ka pretenduar se pas sulmeve kibernetike dhe historive të publikuara për të nëpër faqe të ndryshme, qëndrojnë “call center-at” e motrës së Mateos.

“Tani po merr kuptim gjithë sulmi… Kejsi Borri je e turpshme”, ka shkruar Edisa, duke e bërë publik këtë konflikt që ka kaluar kufijtë e formatit televiziv.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit