Deputetja e Listës Serbe, Verica Ceraniq, nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur si nënkryetarja e pestë e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ishte kandidatura e katërt me radhë nga kjo parti, pas dështimeve të Slavko Simiq, Zlatan Elek dhe Liljana Stevanoviq.
Në votim, vetëm 9 deputetë votuan pro, të gjithë nga Lista Serbe, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve votuan kundër ose abstenuan.
Ky është një tjetër përpjekje e pasuksesshme e Listës Serbe për të siguruar pozitën që i takon komunitetit serb në udhëheqjen e Kuvendit, në përputhje me Kushtetutën.









