Mehdi Sejdiu, ish-këshilltari i zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimit, ka krahasuar Uinë Çlirimtare të Kosovës me organizatën terroriste Al-Qaeda në një postim në rrjetin social “X”.

Ai ka replikuar “Edhe UÇK ka qenë në listë të zezë e kanë hy në shtëpi të bardhë më vonë”, shkruan Sejdiu.
Tutje, pas kundërshtimeve, Sejdiu shkruan “Ka qenë e kategorizune si terroriste. Tani është heq më vonë”.
Këto replika i ka bërë një një postim të një personi tjetër i cili kishte ndarë redaktorit të “AntiËar”, Dave DeCamp, që shkruante “Al-Qaeda comes to the White House” (Al-Qaeda vjen në Shtëpinë e Bardhë”, rreth momentit të takimit të Presidentit Amerikan, Donald Trump me Presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa.








