Këngëtari Sabri Fejzullahu ka emocionuar ndjekësit me një dedikim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortes së tij, Nera Fejzullahu.
“Nera, dashnija ime. Qysh e si me ta uru ditëlindjen? Qysh me të falënderu për dashninë e ndërsjellë mes nesh?”, ka shkruar ai.
Artisti ka shprehur mirënjohje për dashurinë dhe bashkëjetesën e tyre të gjatë, duke theksuar se edhe pas 40 vitesh, Nera vazhdon të mbetet “dritë dhe rreze dielli” në jetën e tij.
Në fund të urimit, ai e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Edhe 100 vite me mu e me krejt ata që të duam”.








