spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Edhe pas 30 ditësh të afatit kushtetues nuk ka zgjedhje, thotë Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar vendimin e fundit të Kushtetueses lidhur me bllokimin institucional dhe seancën e stërzgjatur konstituive të Kuvendit.

Sipas Hasanit, është gabim të pretendohet se mund të shkohet në zgjedhje të reja nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh.

“Pas 30 ditëve e ka thënë shprehimisht që nuk mund të shkohet në zgjedhje. Dhe e ka bërë të qartë. Sepse po të ndodhte një gjë e tillë, që të shkohet në zgjedhje pas 30 ditëve, atëherë mund të futemi në në librin e Guinness-it. Pa pas Kuvend s’mund të shkohet në zgjedhje. Pa parlament të konstituuar”, ka thënë Hasani.

Hasani gjithashtu ka theksuar se nuk mund të ketë votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sipas vendimit të Kushtetueses.

“Edhe këtë e ka bërë të qartë. Që procedurat e konsitutimi të Kuvendit caktohen me Kushtetutë, me rregullore dhe praktike parlamentare deri sot. Që i bien deri sot nuk ka pas votim të fshehtë, deri sot asnjëherë nuk ka pas devijim nga agjenda. Këtë e ka thënë Gjykata, që proceduar janë të qarta dhe dihen”, ka shtuar Hasani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit