spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Edhe nga dy muaj paraburgim pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj të tjerë (secilit veç e veç) Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit, të dyshuar për rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator në lagjen Aktash në Prishtinë.

Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se me datë 31.01.2025 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A.”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses.

Ndryshe, lidhur me këtë rast, më 11 shtator 2024 është arrestuar edhe Vesel Bunjaku, i dyshuar për manipulim me prova në këtë rast. I njëjti gjendet po ashtu nën masën e paraburgimit, e cila i është vazhduar deri më 11 shkurt.

“Ju njoftojmë se me datë 10.12.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit V.B. I pandehuri V.B gjendet nën masën e paraburgimit deri me datë 11.02.2025”, ka konfirmuar zëdhënësja Gashi./BetimipërDrejtësi

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit