Një video e një punëtori të KEK-ut, ku ai shihet duke punuar në termocentral me përkushtim të madh, është bërë virale në rrjetet sociale.
Pas kësaj, ai ka dhënë një intervistë ku ka ndarë me publikun emocionet dhe përvojën e tij personale.
Ai, shprehu mirënjohjen që është pjesë e Korporatës Energjetike të Kosovës, duke theksuar se kjo punë për të ka edhe një rëndësi të veçantë shpirtërore.
“Edhe babai im i vrarë në luftë ka punuar në termocentral. Unë falënderoj Zotin që jam pjesë e KEK-ut. Gëzohem kur punon blloku dhe i jep energji Kosovës”, tha ai me emocion.
Ai gjithashtu falënderoi këngëtarin dhe humanistin Labinot Tahiri, i cili pas publikimit të videos i dhuroi atij 1000 euro si shenjë respekti për punën dhe përkushtimin.
“E falënderoj shumë Labinot Tahirin. Më ka emocionuar tej mase. Nuk e kam pritur një gjest të tillë”, shtoi ai.









