Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas publikimit të Exit Polleve.
Tërmkolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar largimin e kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Ec Lulmir, sonte, nesër është vonë! Merre shpuren e shkoni në Dubai! Bravo ju qoftë! E shkatërruat LDK-ën deri në poshtërim! Fati i amorfëve sorosianë nuk mund të ishte ndyshe por LDK dhe Kosova nuk e kanë meritu poshtërimin tuaj!”, ka shkruar ajo.








