E vrau burri në Austri, del autopsia e Zoja Oroshit: Tri plagë nga arma dhe shumë nga thika

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi të dielën në Austri, ku një 47-vjeçar nga Kosova, D.O, vrau ish-bashkëshorten e tij, Zoja Oroshi, 39-vjeçare.

Mediat austriake raportojnë se rezultatet paraprake të autopsisë tashmë kanë dalë, dhe në të cilat thuhet se gruaja kishte tre plagë nga arma e zjarrit dhe plagë “të panumërta” me thikë.

Kështu ka bërë të ditur Erich Habitzl, zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Wiener Neustadt, të mërkurën.

Tutje sipas mediave austriake, plagët me thikë, me shumë gjasa të shkaktuara nga një kaçavidë, shkaktuan vdekjen e saj.

47-vjeçari nga Prizreni me banim në Austri, besohet se ka qëlluar me një pistoletë nëntë milimetrash drejt ish-gruas së tij. Të shtënat nuk ishin fatale, por plagët me thikë ishin, tha zëdhënësi. Pistoleta u konfiskua, derisa bëhet e ditur se i dyshuari besohet se e ka mbajtur armën në mënyrë të paligjshme.

Ish-çifti, i cili ka katër fëmijë të mitur, thuhet se kishte qenë duke u grindur. Krimi u krye të dielën e Pashkëve rreth orës 18:30 pasdite.

Zoja Oroshi u gjet në kopshtin e një ndërtese banimi, derisa burri 47-vjeçar ishte ai që kontaktoi vetë policinë dhe u arrestuar. Sipas prokurorisë, burri pranoi vrasjen e gruas 39-vjeçare. Kjo u konfirmua edhe përmes një përgjigjeje nga ana e Prokurorisë së Vjenës.

Në anën tjetër, një ekip ka qëndruar pranë shtëpisë së viktimës, të martën. Megjithatë, ata nuk pranuan të flasin për shkak të gjendjes së rëndë emocionale.

Të njëjtit pohuan se një gjë të tillë nuk e kanë pritur, pasi familjarja dhe ish-bashkëshorti i saj kanë qenë të divorcuar tash e shtatë vjet. Madje, sipas familjarëve, e ndjera nuk ua kishte përmendur ndonjë problem me ish-burrin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit