spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

E veshur me të bardha, bashkëshortja e Diogo Jotës e ‘shkatërruar’ në funeralin e ish-sulmuesit

Rute Cardoso, bashkëshortja e 28-vjeçarit Diogo Jota është parë ‘e shkatërruar’ në funeralin e ish-sulmuesit të Liverpool. Dyshja ishin celebruar në martesë vetëm më 22 qershor, pra dy javë më parë dhe ishin prindër të tre fëmijëve, më i madhi katër vjeç.

Të njohur që në shkollë të mesme, historia e Diogos dhe Rute ishte si ato e përallave, por që aksidenti tragjik në minutat e para të 3 korrikut i dha fund një ndjenje që zgjaste prej 13 vitesh. Ndryshe nga çdo funeral, Rute sot ishte veshur me të bardha, njësoj si velloja e dy javëve më parë.

Arkmortet me trupat e pajetë të Diogo Jotës dhe Andre Silvës u futën në kishën e ‘Ngjalljes’ në Gondomar në orën 11:07 të kësaj të shtune, në qytezën e tyre të lindjes në afërsi të Portos. Të udhëhequr nga prifti katolik i Dioqezës dhe mijëra të pranishëm, miqtë dhe të afërmit shoqëruan për herë të fundit dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht dy ditë më parë.

Futbollistët e Liverpool, Portugalisë dhe Penafiel ishin të pranishëm në ceremoni. Të shumtë ishin personalitetet e futbollit ndërkombëtar, gazetarë dhe drejtues klubesh e institucionesh që zhvilluan homazhe për futbollistët.

Me lule në duar, lot në sy dhe kambanat me tingullin funebër, dy vëllezërit u përcollën për në banesën e fundit me duartrokitjet e fansave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit