Detaje tronditëse kanë dalë në dritë për vrasjen brutale të Zoja Oroshit në Austri, nga ish-bashkëshorti i saj, 47 vjeçar nga Kosova.
Sipas oe24.at, 39-vjeçarja u gjet e vdekur në kopshtin e saj rreth orës 18:30 pasditen e së dielës në Austrinë e Poshtme me plagë nga thika, arma e zjarrit dhe një kaçavidë. Sipas gjetjeve fillestare, arma përgjegjëse për plagët
47-vjeçari u identifikua dhe u arrestua shpejt. Ai u dërgua në burgun e Wiener Neustadt. I dyshuari është marrë tashmë në pyetje nga policia. Fillimisht, ai e mohoi krimin. Por më vonë po atë ditë, ai më në fund e ka pranuar. Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, edhe Prokuroria e Vjenës.
“E urrej”, thuhet se ka deklaruar 47-vjeçari gjatë marrjes në pyetje. Sipas zyrës së prokurorit publik, është paraqitur tashmë një kërkesë për paraburgim. Çifti thuhet se ka katër fëmijë së bashku.
Ish-çifti thuhet se kishte pasur debate të vazhdueshme. Nëna e katër fëmijëve, me origjinë nga Kosova, raportohet se jetonte veçmas nga burri i saj, prandaj sipas mediave austriake, vrasësi dyshohet se nuk mundi ta përballonte këtë.
Se si vdiq Zoja Oroshi, nëse u godit me thikë apo u qëllua me armë, është ende nën hetim. Është urdhëruar autopsi dhe i dyshuari gjithashtu do të ekzaminohet.
Për këtë rast të rënë, Prokuroria e Vjenës për Klankosova.tv konfirmoi se i dyshuari 47-vjeçar është po ashtu nga Kosova, dhe se ndonëse motivi nuk dihet ende, dyshohet se ndodhi për shkak të konflikteve familjare.









