E trishtë | Zhduket 13-vjeçarja nga Ferizaj, familja pa asnjë gjurmë prej dy ditësh

Një rast shqetësues i zhdukjes së një të miture është raportuar në Ferizaj, ku një vajzë 13-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e saj.

Bëhet fjalë për S. T, e cila sipas familjarëve është larguar nga shtëpia më 8 prill rreth orës 09:30, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Rasti është raportuar në polici mbrëmjen e 9 prillit nga nëna e saj, G.T, e cila ka deklaruar se kjo është hera e parë që vajza largohet për një periudhë kaq të gjatë dhe se familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.


Autoritetet policore kanë njoftuar prokurorin kujdestar për të mitur, i cili ka autorizuar hapjen e shënimit zyrtar dhe ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme për gjetjen e saj.

Rasti tashmë është në trajtim nga hetimet e stacionit policor në Ferizaj, ndërsa kërkimet për lokalizimin e të miturës janë në zhvillim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit