E trishtë: Viktima e aksidentit në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, një 27-vjeçar

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, konkretisht në fshatin Nadakovc.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, këmbësori, një i ri rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejme ligjore. Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në komunikatën e Policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit