E trishtë: Vdes profesori Faton Kabashi, nesër i jepet lamtumira e fundit

Pas një sëmundjeje të rëndë, të hënën është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare Prof. Dr. Faton Kabashi, nga Krushica e Poshtme e Suharekës.

I ndjeri ishte profesor në UBT, si dhe mësimdhënës i matematikës në gjimnazin “Loyola” në Prizren. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, ai la gjurmë te kolegët dhe nxënësit e tij.

Varrimi i Prof. Dr. Kabashit do të bëhet nesër (e mërkurë), në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit. Kortezhi funeral do të niset nga shtëpia e të ndjerit në rrugën “Pjetër Loshi (Petrovë)” nr. 49, ndërsa namazi i xhenazes do të falet në xhaminë e Dragomanit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit