Viktima e aksidentit në Sllatinë më 6 shkurt ka ndërruar jetë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
Gazeta ka raportuar për ngjarjen, e cila ka ndodhur më 06.02.2026 rreth orës 19:40 dhe, sipas informatave bëhet fjalë për një vetë-aksident me veturë BMW me targa vendore, e cila drejtohej nga F.B, rreth 29-vjeçar.
Burimet bëjnë të ditur se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit.
Në automjet ndodheshin edhe A.B., rreth 33-vjeçar dhe L.B., rreth 34-vjeçar.








