spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

E trishtë: Vdes në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i Interit, po vuante nga një sëmundje e pashërueshme

Ish-lojtari i njohur i Inter Milan, Nicolas Giani, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme.

Lajmi tronditës është konfirmuar nga klubi i tij i dikurshëm, që ka shprehur ngushëllime të thella për ndarjen e tij nga jeta.

Giani, i cili kishte filluar karrierën e tij futbollistike në sistemin e të rinjve të Inter Milan, ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij në futbollin italian. Pas disa huazimeve në periudhën 2006-2008, ai largohet nga klubi, por ka vazhduar të luajë për skuadra të tjera si Cremonese, Vicenza dhe Spezia.

Inter Milan ka lëshuar një deklaratë zyrtare përmes së cilës ka shprehur ngushëllimet më të thella për humbjen e Giani: “FC Internazionale Milano shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të Nicolas Giani, një mbrojtës që ka qenë pjesë e sektorit të të rinjve të Nerazzurrëve nga viti 1998 deri në vitin 2005. Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij në këtë moment të vështirë.”


Giani lindi në qytetin e Komos dhe filloi karrierën e tij në sistemin e të rinjve të Inter në vitet 2000. Megjithatë, ai nuk arriti të luante në skuadrën e parë të Inter, por ka luajtur në nivele të tjera të futbollit italian gjatë karrierës së tij.

Pas pensionimit në vitin 2022, pas një diagnoze për një sëmundje të pashërueshme, ai nuk mundi të luftonte dot më gjatë. Tri klubet ku ka luajtur gjatë karrierës së tij, Cremonese, Vicenza dhe Spezia, kanë lëshuar mesazhe ngushëllimi për humbjen e një prej ish-lojtarëve të tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit