E trishtë: Sot varroset 25-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Liqenin e Batllavës

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Lirim Ruhanit, 25-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Liqenin e Batllavës.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Prapashticë, në rrugën “Naser Hasani”, në orën 17:00.

Trupi i pajetë i të riut është gjetur sot, pas dy ditësh kërkimesh intensive nga ekipet përkatëse. Ai dyshohet se ka rënë në ujë nga një mjet lundrues (anije).

“Dhimbja jonë është e madhe, por kujtimi për Lirimin do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit