Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Dejn të Rahovecit, ku humbi jetën në rrethana tragjike duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij, sot i jepet lamtumira e fundit të ndjerit Nevruz Krasniqi (34 vjeç).
Ceremonia mortore do të mbahet sot në ora 15:00 në varrezat tek Dy Tyrbet (Lagjja e Berishve) në Dejn.
E pamja do të mbahet për tre ditë në shtëpinë e të ndjerit.
Për këtë tragjedi ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Kosoba, duke bërë të ditur se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:30, familjarët kanë dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë viktimën Nevruz Krasniqi, rreth 35 vjeç.
Sipas informatave nga burimet e sigurta, viktima ishte duke prerë një lis të gjatë në oborrin e shtëpisë së tij, kur gjatë punës ka pësuar lëndime të rënda trupore.








