Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe të tjerë janë lënduar pasi një autobus u përfshi nga flakët në një qytet në Zvicrën perëndimore, sipas policisë zvicerane.
Siç raporton BBC, incidenti ndodhi të martën në mbrëmje në Kerzers në kantonin Fribourg, rreth 20 km nga kryeqyteti zviceran, Berni.
Autoritetet zvicerane po realizojnë operacion shpëtimi, teksa mediat lokale raportuan se një helikopter kishte arritur në vendngjarje.
Nuk ka ende një version zyrtar lidhur me këtë rast.
Videoja e postuar nga mediat lokale tregon një autobus në flakë dhe një banor vendas përmendi se pa tym të dendur.
Në rrjetet sociale po raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në autobus, duke çuar deri në fatalitet edhe tek të tjerët.









