Një ngjarje e rëndë ka përfunduar tragjikisht, pasi personi i plagosur më herët nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Bëhet fjalë për Valmir Berishën, i lindur më 1996, i cili ishte dërguar për trajtim në QKUK pas incidentit të ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Marecit”.
Sipas burimeve të afërta me hetimin, gjendja e tij ishte e rëndë që nga momenti i pranimit në spital, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë pak kohë më parë.
Rasti tashmë po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa pritet të sqarohen plotësisht rrethanat që çuan në këtë përfundim tragjik.
Hetimet janë në vazhdim.









