Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 02:20, në rrugën “Mbretëresha Teuta”, në Gjakovë ku një i ri ka humbur jetën pasi u ther me thikë pas një konflikti.
Viktima e këtij rasti ishte Rexhë Brahimaj, i cili fillimisht ishte paraqitur në QKMF me plagë të rënda në gjoks.
Sipas stafit mjekësor, viktima kishte ende shenja jete dhe vetëdije, por gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, gjendja e tij është përkeqësuar dhe rreth orës 03:10 ka ndërruar jetë.
Lamtumira e fundit të ndjerit do t’i jepet nesër, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Jabllanicë.










