spot_img
spot_img
Monday, March 16, 2026
spot_img
spot_img

E trishtë, ky është i riu që i dha fund jetës në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pejës, ku një i ri 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrethana që dyshohet të lidhen me vetëvrasje.

Viktimë është Isa Nikqi, i cili sipas informacioneve fillestare është gjetur i pajetë gjatë ditës së sotme.

Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet pritet të dalin me konfirmim zyrtar pas verifikimeve të nevojshme.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ndërsa rasti është në fazën fillestare të trajtimit.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se po shqyrtohet pista e vetëvrasjes, megjithatë kjo mbetet të konfirmohet nga hetimet zyrtare.

Trupi i pajetë pritet të dërgohet për procedurat e mëtejme mjeko-ligjore, ndërsa organet kompetente po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti tragjik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit