Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore.
Bëhet fjalë për Imer Hotin, rreth 56-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë pasi u godit nga vetura teksa po punonte.
Si pasojë e aksidentit, personi tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në Gjakovë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.








