E trishtë: Kjo është 82-vjeçarja që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në një apartament

82-vjeçarja, Hatixhe Berisha, është viktima e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi sot në një apartament në Elbasan të Shqipërisë.

E moshuara ndodhej në banesën e saj, në të njëjtin pallat ku shpërtheu apartamenti i fqinjit, kur fuqia e shpërthimit tronditi të gjithë ndërtesën.

Si pasojë e ngjarjes, 82-vjeçarja humbi jetën dhe u gjet e pajetë në vendin e ngjarjes.

Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në strukturën e pallatit, ndërsa disa persona të tjerë mbetën të asfiksuar. Ata u transportuan në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit