spot_img
spot_img
Monday, March 16, 2026
spot_img
spot_img

E trishtë | Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Gjakovë, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë dhe thellësisht e dhimbshme është regjistruar në Gjakovë, ku një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrethana që dyshohet se lidhen me vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur më 26.11.2025 rreth orës 12:00 në rrugën “Tivari”, ku Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një person që dyshohej se ishte pa shenja jete. Njësia policore i është përgjigjur rastit dhe, pas arritjes në vendin e ngjarjes, ka konstatuar se bëhej fjalë për 36 vjeçarin Sh. M , i cili ishte gjetur në një objekt përcjellës të shtëpisë, i varur në litar.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa rastit i janë përgjigjur Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor dhe Hetimet Rajonale, të cilat kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes. Rreth orës 15:00 është bërë edhe tërheqja zyrtare e trupit nga vendi i ngjarjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit