Ia la rrobat jashtë derës për t’i dhënë fund, por kur ai u kthye, përfunduan në shtrat si dikur. Edhe pse e di që ai e ka mashtruar dhe nuk e do, ajo s’mund ta rezistojë.
Një rrëfim i sinqertë për varësinë emocionale dhe fuqinë e lidhjeve toksike, shkruan “The Sun”.
Rrëfimi i plotë
E vendosur që mund të jetoja pa ish-in tim, i mblodha gjërat e tij në disa qese dhe ia lashë te dera.
Por kur ai erdhi dhe më ra zilen, përfunduam duke bërë seks sërish. Pse s’mund ta rezistoj dot?
U njohëm në një ndeshje futbolli, kur rastësisht u ulëm pranë njëri-tjetrit. Tha se kishte qenë tifoz i ekipit tim që fëmijë dhe më tregoi se ishte 31 vjeç, beqar. Unë jam 27 vjeçe, asistente dentare.
Vij nga një familje me djem dhe futbolli ka qenë gjithmonë pjesë e madhe e jetës sime.
Takimi ynë i dytë ishte në një ndeshje jashtë qytetit, dhe që atëherë nisëm të shiheshim vetëm me njëri-tjetrin.
Ai u zhvendos të jetonte me mua, por për shkak të punës ishte larg gjithë javën – rreth 160 kilometra.
Ishim të lumtur për disa muaj. Seksin e kishim shumë mirë dhe më pëlqente ta kisha pranë.
Por fillova të dyshoj se fliste me vajza të tjera online. Kur e përballa, më akuzoi se isha unë ajo që po tradhtoja. Nuk është në natyrën time diçka e tillë, ndaj grindeshim shpesh.
Një mbrëmje, ndërsa ai po bëhej gati për dush, e la telefonin mbi komodinë. E hapa dhe pashë që kishte një aplikacion për vajza në kamera live.
E ballafaqova sërish dhe patëm një tjetër zënkë të madhe. Dy javë më vonë, më erdhi një letër për të nga agjencia e pasurive të paluajtshme ku punon.
E hapa – nga kurioziteti – dhe pashë se po blinte një shtëpi pranë vendit të punës.
E mora në telefon dhe ai pranoi se nuk donte më të ishte me mua.
Të nesërmen i dërgova mesazh, duke i thënë se gjërat e tij ishin jashtë. Por kur erdhi, më tha se dukesha shumë bukur dhe më puthi.
Bëmë seks dhe pastaj ai u largua. Tani nuk e di çfarë të bëj, apo ku qëndroj.
Përgjigjja e psikologes: Në fakt, ti e di shumë mirë çfarë duhet të bësh — duhet të vësh një vijë dhe ta mbyllësh këtë histori. Ai të ka përdorur.
Ndoshta nuk ka tradhtuar fizikisht, por në vend që të pranojë se përdor faqe me vajza në kamera për kënaqësi seksuale, ai të akuzon ty për t’u justifikuar.
Fakti që po blen një pronë pa ta thënë fare, tregon se nuk kërkon asnjë lloj angazhimi.
Një lidhje e shëndetshme ndërtohet mbi besim, dhe nëse ai nuk është i sinqertë me ty, nuk keni asnjë të ardhme bashkë.
Ti meriton më shumë sesa të jesh thjesht një thirrje e fundit për seks. Ndaj e mbyll këtë kapitull përfundimisht dhe ec përpara.
Paketa ime e mbështetjes “Të ecësh përpara” mund të të ndihmojë të shërohesh dhe të rifitosh vetëbesimin.






