E tmerrshme në Brusnik: Dy lagje pa rrymë që nga ora 15:00, banorët thonë se KEDS-i nuk e rregulloi defektin gjatë gjithë ditës

Dy lagje të fshatit Brusnik të Vushtrrisë kanë mbetur pa energji elektrike që nga ora 15:00 e së shtunës, ndërsa banorët thonë se, pavarësisht raportimit të problemit te KEDS-i, defekti ende nuk është rregulluar.

Sipas banorëve, fillimisht janë vërejtur luhatje të tensionit dhe më pas ndërprerje e energjisë elektrike. Ata pretendojnë se KEDS-i është njoftuar për problemin menjëherë, ndërsa rasti është adresuar edhe te zyrat e kompanisë në Prishtinë.

Banorët shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, gjatë gjithë ditës nuk është intervenuar për rikthimin e energjisë. Ata thonë se rreth orës 20:00 janë njoftuar se, për shkak të errësirës, ndërhyrja do të shtyhej për ditën e nesërme.

“Na kanë lënë pa rrymë që nga ora 15:00. I kemi lajmëruar menjëherë për problemin, por deri tani askush nuk e ka rregulluar. Tash na është thënë se është bërë terr dhe se do të intervenohet nesër”, shprehen banorët.

Përveç ndërprerjeve, banorët e Brusnikut thonë se prej kohësh përballen edhe me probleme me luhatjet e tensionit, të cilat, sipas tyre, u kanë shkaktuar dëme pajisjeve elektrike nëpër shtëpi.

Ata pretendojnë se dëmet e shkaktuara ndër vite arrijnë në mijëra euro, ndërsa thonë se nuk janë kompensuar për këto dëme.

Banorët kërkojnë nga KEDS-i që të intervenojë sa më shpejt për rikthimin e energjisë dhe, mbi të gjitha, të marrë masa për zgjidhjen e problemit të tensionit, i cili sipas tyre po përsëritet vazhdimisht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit