Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë.
Pas një mosmarrëveshjeje lidhur me, siç është pretenduar nga palët e përfshira, daljen e gruas nga shtëpia, ku më pas bashkëshorti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht atë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Pas raportimit të rastit, të dy palët janë shoqëruar në stacion policor. Viktimës fillimisht i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa më pas është intervistuar në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale.
Raportohet se gruaja ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar dhe ka refuzuar strehimin si dhe urdhrin mbrojtës, duke u larguar më pas tek familja e saj së bashku me fëmijët.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.









