Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në qytetin e Kalamatas në Greqi, pasditen e së martës, me një plagë në kokë të shkaktuar nga armë e zjarri.
Sipas policisë greke dhe raportimeve fillestare, viktima është zbuluar brenda një stalle në një banesë në zonën Bournias të qytetit.
Policia greke ka bërë të ditur se rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa po hetohen të gjitha pistat e mundshme për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.










