E rëndë! U godit me thikë në bark nga adoleshenti, vdes 14-vjeçari! Ngjarja jashtë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet

Ka ndërruar jetë 14-vjeçari, i cili u godit me thikë gjatë një sherri me dy bashkëmoshatarë të tij mesditën e sotme (18 Nëntor) jashtë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 13:10, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” në rrugën “Qema Stafa”.

Në sherrin me thika raportohet se janë përfshirë tre nxënës të moshën 14-vjeç. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy prej tyre, ku adoleshenti me iniciale L. C, humbi jetën, ndërsa 14-vjeçari tjetër ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Viktima mësohet se kishte marrë plagë të shumta në bark dhe u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Ndërkohë është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit