E rëndë: Sot i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që humbi jetën disa ditë pas aksidentit në Pejë

Gazeta ka raportuar gjatë ditës se njëri nga të aksidentuarit e ditës së premte, më 27 qeshor në rrugën “Bekim Berisha Abeja” në Pejë, ka ndërruar jetë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një motoçikletë dhe një biçikletë.

Viktima e këtij aksidenti është Mirzatin Berani, ngasësi i motoçikletës.

Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, plagët e rënda që pësoi nga aksidenti rezultuan fatale.

Bëhet e ditur se ai do të varroset sot në orën 18:00 në varrezat e Pejës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit