Haki Fazli Gashi nga Mleqani, i lindur në vitin 1954, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.
Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 16 gusht 2026, në ora 17:00, në Mleqan.
“Allahu e mëshiroftë, e faltë dhe e shpërbleftë me Xhenet”, thuhet në njoftimin e familjes.








