Një ngjarje makabre ka tronditur Austrinë dhe Ukrainën, pasi 21-vjeçari Danilo Kuzmin, djali i nënkryetarit të bashkisë së Kharkivitnë Ukrainë, u torturua për orë të tëra dhe më pas u dogj i gjallë brenda një makine në Vjenë.
Dyushohet se motivi i krimit lidhet me vjedhjen e kriptomonedhave me vlerë rreth 200 mijë dollarë.
Danilo Kuzmin jetonte prej disa vitesh në Vjenë, për të studiuar. Babai i tij, Serhiy Kuzmin, mban postin e nënkryetarit të bashkisë së Kharkivit. Kontaktet e familjes me të riun humbën më 25 nëntor 2025, pasi vunë re se dy nga portofolet e tij dixhitale ishin zbrazur. Pas kësaj, ai u shpall zyrtarisht i zhdukur.
Në orët e para të 26 nëntorit, zjarrfikësit u thirrën në lagjen Donaustadt të Vjenës, pasi një banor raportoi një makinë që po digjej nën një urë. ZShëtbimet zjarrfikëse shuan flakët e Mercedes të zi me targa ukrainase, që rezultoi të ishte në pronësi të familjes Kuzmin, dhe gjetën një trup të karbonizuar në sediljen e pasme.
Brenda automjetit u gjet një kanaçe metalike e shkrirë me erë benzine, ndonëse makina përdorte naftë, çka forcon dyshimet se zjarri ishte vënë qëllimisht.
Autopsia zbuloi detaje tronditëse, rreth 80% e trupit të viktimës ishte djegur rëndë, ndërsa u konstatuan lëndime të shumta nga goditjet, përfshirë dëmtime në kokë dhe dhëmbë të thyer. Mungesa e blozës në mushkëri zbulon se i riu ishte i vdekur ose pa ndjenja në momentin kur makina u përfshi nga flakët. Policia austriake e ka cilësuar ngjarjen si vrasje të qëllimshme dhe vijon hetimet për identifikimin e autorëve.






