spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

E rëndë në Prizren: 73-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij – nisin hetimet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Prizrenit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Janina”.

Siç njofton Policia e Kosovës, bëhet fjalë për një burrë me inicialet M.G., rreth 73-vjeçar, i cili jetonte i vetëm.

Rreth orës 12:51, Policia është njoftuar nga Emergjenca për rastin dhe menjëherë kanë dalë njësitë relevante në vendin e ngjarjes.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar që ka dalë në shtëpinë ku ndodhej trupi i pajetë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prizren për autopsi, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

Ndërkohë, hetimet për rastin janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit