E rëndë në Pejë – ky është punëtori që vdiq pas goditjes nga rryma elektrike në Pejë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në komunën e Pejës, ku një punëtor ka humbur jetën në rrethana të rënda teksa ishte në vendin e punës.

Burimet e Gazetës mësojnë se rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal në Pejë ka arritur një person pa shenja jete, për çka stafi i spitalit ka kërkuar prezencën e policisë.

Menjëherë pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë në spital, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është Sylë Ramadani, 50-vjeçar, nga fshati Burojë – Skenderaj, i cili punonte në kompaninë “Luani-Beton” në fshatin Gorozhdevc.

Sipas deklarimeve të dëshmitarit Sh. K. , viktima ishte pranë një agregati në momentin kur dyshohet se është goditur nga rryma elektrike, pas çka është transportuar menjëherë në spital, por pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, hetuesit rajonalë dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML – Prishtinë për obduksion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit