E rëndë në Mitrovicë: Nipi tenton ta privojë nga jeta gjyshen e tij 90-vjeçare

Gazeta ka mësuar për një rast tronditës që ka ndodhur pas mesnate në Mitrovicë, ku një grua 90-vjeçare ka shpëtuar për mrekulli nga një tentim vrasjeje.

Ngjarja ka ndodhur më 18 shtator 2025, rreth mesnatës, në rrugën “Ukshin Kovaqica”. Burimet bëjnë me dije se i dyshuari është nipi i saj, D.Misini rreth 40-vjeçar, i cili kishte tentuar ta privojë nga jeta gjyshen e tij, F. M. 90 vjeçare.

Sipas deklaratës së viktimës, ajo ishte në sallon e shtrirë, kur nipi i saj e kishte sulmuar me qëllim që ta vriste. E moshuara kishte rezistuar, duke i shkaktuar disa gërvishtje në duar të dyshuarit, çka e detyroi atë ta ndalte sulmin.

Pas rastit, i dyshuari është dërguar nga një familjar për trajtim në repartin e psikiatrisë, ku po vazhdon të qëndrojë nën mbikëqyrje mjekësore. Ndërkohë, viktima, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Me konsultim të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe mbetet nën hetime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit