Një 60-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar në vende intime një vajzë të mitur, u arrestuar nga Policia e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në Maliq, ndërsa policia u vu në lëvizje pasi prindërit e vajzës 12-vjeçare, denoncuan rastin. Nga raportimet mësohet se vajza e mitur po kthehej në shtëpi, kur 60-vjeçari i ka zënë rrugën.
Sipas informacioneve dyshohet se ai e ka gënjyer të miturën me të holla dhe më pas e ka prekur në vende intime.
Ishin prindërit të cilët kanë denoncuar rastin, bashkë me të miturën, e cila në prani të psikologut, në komisariatin e Maliqit ka treguar rrethanat e ngjarjes. Komisariati i Maliqit ka arrestuar menjëherë 60 vjeçarin.
Sipas dëshmive të dhëna në polici nga nëna dhe e mitura, vajza kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe teksa po kthehej fqinji i saj i ka dalë në katin e dytë dhe i ka zënë rrugën.
Ai e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë, ndërkohë që vajza është përpjekur disa herë të largohet.
Ai i ka dhënë disa karamele si dhe i ka thënë se do t’i jepte lekë’ por vajza ka arritur ti largohet pasi e ka goditur në këmbë dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi, ku i ka treguar ngjarjen nënës së saj.
Menjëherë ato i janë drejtuar komisariatit të Maliqit për të denoncuar rastin. Hetimet e mëtejshme do të hedhin më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë.









