E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga ura dhe ndërron jetë

Një vajzë e re shqiptare vetëm 14 vjeç ka ndërruar jetë pas një ngjarjeje tragjike që ndodhi në qytetin e Katerinit, Greqi.

Sipas burimeve nga mediat greke, e mitura u rrëzua nga një urë e lartë rreth 10 metra, në rrethana ende të paqarta, mbrëmjen e së dielës.

Menjëherë pas incidentit, vajza u dërgua në spitalin e Katerinit në gjendje kritike, por për shkak të dëmtimeve të rënda, u transferua në dy spitale të tjera në Selanik, fillimisht në “G. Gennimatas” dhe më pas në “Ippokrateio”. Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ajo ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës.

Policia greke ka nisur një hetim për të sqaruar se si ndodhi rënia fatale. Deri më tani, nuk ka të dhëna që sugjerojnë përfshirje të ndonjë personi tjetër apo veprim kriminal. Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një aksident tragjik. Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi dhe ka hapur diskutime mbi sigurinë në zonat publike ku fëmijët lëvizin pa mbikëqyrje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit