E rëndë në Gjilan: Hyri ta pastronte bunarin, një person humb jetën pasi bie brenda tij

Një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një pusetë gjatë pastrimit të saj fshatin Dobërqan të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ku njoftoj se në vend ngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikëseve te cilët kanë bërë zbrazjen e pusetës.

“Me datën 29/06/2026,rreth orës 14:23, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një thirrje lidhur me një informatë në Fshatin Dobërqan.

Njësitet patrulluese me urgjencë i janë përgjigjë rastit duke dal në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para dyshohej se një person ka rënë në një puset përderisa ishte duke bërë pastrimin e saj. Në vend ngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikëseve te cilët kanë bërë zbrazjen e pusetës”, ka thënë Hashani.

Hashani bëri të ditur se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Nga aty kanë tërhequr trupin e viktimës, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës (1951). Hetimet rajonale si dhe forenzika kanë dalur po ashtu në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale po i hetojn rrethanat se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë”, ka thënë Hashani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit