Një futbollist ka humbur jetën në fushën e lojës në kampionatin 9×9 në futbollin shqiptar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes gjysmëfinale të kampionatit mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen.
Bëhet fjalë për B.H., 28 vjeç, pjesë e skuadrës së Dajtit, i cili pësoi atak kardiak gjatë pjesës së parë të ndeshjes që po luhej në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ai nuk arriti të mbijetojë. Ndeshja u ndërpre menjëherë, ndërsa lajmi ka tronditur komunitetin sportiv dhe më gjerë.






