E rëndë në Durrës: 25-vjeçarja angleze gjendet pa shenja jete, pranë saj ishte fëmija 2-vjeçar

Një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur pa shenja jete në një apartament në lagjen nr. 1, në Durrës.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 12:50, kur shërbimi i Urgjencës së Durrësit ka mbërritur në banesë dhe ka gjetur pa shenja jete shtetasen E. S., 25 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.


Në apartament është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 25-vjeçares, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit