Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në Durrës, ku një i mitur ka rënë nga kati i katërt.
Sipas informacionit paraprak nga policia, 15-vjeçari me shtetësi polake ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi. Adoleshenti është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Durrës/Më datë 16.07.2025, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, një 15-vjeçar, shtetas polak. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, njofton policia.






