Vajza e futbollistit Freddy Alvarez ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, një ngjarje që ka tronditur jo vetëm klubin e Tiranës, por edhe gjithë komunitetin sportiv në vend.
Lajmi i hidhur u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të klubit, i cili shprehu dhimbjen e thellë dhe solidaritetin me lojtarin dhe familjen e tij në këtë moment tepër të vështirë.
Sipas deklaratës së klubit, e gjithë skuadra, stafi teknik dhe drejtuesit janë në zi dhe pranë Freddy Alvarez, duke ndarë me të dhimbjen për këtë humbje të parakohshme.
“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit bardheblu.










