E rëndë: Ky është 83-vjeçari që u gjet i shtrirë pa shenja jete pranë ndërtesës në Mitrovicë

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete pranë ndërtesës ku banonte.

Viktima është Skender Doroci.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku rreth orës 08:40, një dëshmitar ka vërejtur viktimën të shtrirë pranë daljes së ndërtesës dhe ka njoftuar Policinë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, hetuesia rajonale, ekipi i emergjencës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Sipas deklarimit të djalit të viktimës, i ndjeri nuk kishte probleme shëndetësore, por kishte pësuar një rrëzim edhe para dy vitesh, ku ishte lënduar.

Familjarët kanë deklaruar se nuk dyshojnë në askënd dhe as në ndonjë rrethanë të dyshimtë.

Me urdhër të organeve kompetente, trupi i pajetë është tërhequr për t’iu nënshtruar obduksionit.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit