E rëndë: Ky është 49-vjeçari që vdiq në Malishevë – Policia nis hetimet për zbardhjen e rastit

Një rast vdekjeje në rrethana të dyshimta është regjistruar mëngjesin e djeshëm në fshatin Joviq të Malishevës.

Sipas informatave nga burimet, më 06.01.2026, rreth orës 07:50, familjarët kanë dërguar në QKMF Malishevë një person mashkull pa shenja jete.

Bëhet fjalë për Qerim Krasniqin, rreth 49-vjeçar.

Njësitet policore, së bashku me njësinë e hetimeve të Stacionit Policor Malishevë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas mjekut kujdestar, viktima është sjellë nga familjarët pa shenja jete dhe dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Lidhur me rastin janë njoftuar Hetimet Rajonale DRP-Gjakovë, të cilat kanë marrë përsipër trajtimin e mëtejmë të çështjes.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të vdekjes.

Hetimet janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit