spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

E rëndë: I riu që u gjet pa shenja jete në Malishevë dyshohet se u vetëvar

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në mëngjes në fshatin Lladraviq të Malishevës, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrethana që dyshohet të lidhen me vetëvarje.

Sipas informacioneve rasti është njoftuar nga Urgjenca e QKMF Malishevë, ku familjarët kanë sjellë trupin e pajetë të Arlind Krasniqit, 28-vjeçar. Mjeku kujdestar në urgjencë ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës nga SP Malishevë dhe Drejtoria Rajonale e Policisë Gjakovë, të cilat kanë kryer ekzaminimet fillestare. Sipas hetimeve preliminare, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvarje.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes” dhe dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes janë në vijim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit